Ismail Allgjata, banor i fshatit Prush ka dhënë detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e djeshme ku dy fëmijë u mbytën në liqen. Për MCN Tv, Allgjata tha se vendi ku kanë rënë fëmijët ishte 3-4 metra i thellë. Sipas kësaj dëshmie, banori që kishte shpëtuar fëmijët e tjerë nga mbytja nuk e dinte që kishin mbetur në ujë dhe dy të tjerë.
Litarin e kanë vënë një brez më i madh, liqeni është i thellë 10-12 metra, vendi ku kanë rënë fëmijët 3-4 metra, para shumë vitesh ka ndodhur.
Familjarët nuk janë të fshatit Prush.
Ma merr mendja nga televizori, kanë dalë mjetet, telefonat. Dihet që ky fëmijë është i filanit, ne zonën e njohim, njohim dhe jashtë zonës. Dalin me anë të telefonit çdo gjë. Janë lajmëruar prindërit.
Unë nuk kam qenë këtu, rast i jashtëzakonshëm që unë nuk kam qenë. Fëmija ka qenë në distancë të largët, kur ka arritur banori, ka kapur dy. Ai nuk e ka ditur që kanë qenë dy të tjerë brenda. I kanë thënë fëmijët e tjerë.
M.T., 14 dhe K.T., 10 vjeç u mbytën rreth orës 18:05 në liqenin e Prushit. Ditën e djeshme u raportua se ishin 6 fëmijë që po laheshin në liqen.



