
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, bën me dije se Kosova dhe Serbia s’kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave.
Deklarata e Lajçak vjen pas takimeve me delegacionet e të dyja shteteve të premten në Bruksel.
“Rezultate të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por u bë përparim për çështje tjera, përfshirë energjinë”, tha ai duke shtuar se “puna do të vazhdojë”.



