Zbulohen detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, pranë kthesës së Rinasit, ku teksa udhëtonte me makinë u ekzekutua me armë zjarri 37-vjeçari Iliaz Çali.
Policia tha zyrtarisht se u qëllua me armë drejt një automjeti tip “Land Rover”, ku si pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit.
Viktima lëvizte me mjetin e marrë me qira në Rinas, ndërkohë që nga të dhënat paraprake, dyshohet se ka tentuar të dalë nga mjeti, por pa arritur t’iu shpëtojë të shtënave të armës së përdorur nga autorët, e cila dyshohet të ketë qenë automatik.
Ndërkohë mësohet se viktima rezulton me precedentë penalë, madje në vitin 2016, është proceduar penalisht për kultivim kanabis.
Asokohe policia arrestoi nënën e tij Xhemile Çali, ndërkohë që Iliazi u shpall në kërkim.



