Studentët e Shkencave Sociale në protestë/Lakna: Të përcaktohet minimumi jetik, skandal karta e studentëve! (VIDEO)

Studentët e Shkencave Sociale në protestë/Lakna: Të përcaktohet minimumi jetik, skandal karta e studentëve! (VIDEO)

Studentët e Fakulteteve të Shkencave Sociale kanë bojkotuar sot mësimin duke iu bashkuar protestës qytetare që kundërshton rritjen e çmimeve. Duke folur për MCN Live aktivisti i “Organizatës Politike” Bislim Lakna, deklaroi se duhet përcaktuar minimumi jetik, ndërsa e konsideroi si skandaloze kartën e studentit.

Qeveria duhet të ketë një minimum etike që të zbatojë disa politika që do ia lehtësonin jetën njerëzve të këtij vendi, si minimumi jetik, që do ndihmonte shumë familje që kanë studentë dhe probleme në jetën e tyre. Paga minimale është skandaloze. Duhet të ketë indeksim të pagave dhe pensioneve. Do ketë kërkesa për përgjysmimin e tarifës së studentëve. Karta e studentit është një skandal, nuk ofron asnjë nga 5 shtyllat kryesore të studentëve. Praktikisht nuk shërben për asnjë gjë. Në listë janë servise makinash, dyqane te njerëzve të famshëm, ndërsa nga dyqanet ushqimore, mensat, konviktet, nuk përfitojnë studentët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy