Kume: Shteti digjital, han pa porta. Dokuzi: U është dhënë mundësia hakerave të shkojnë te përdoruesi fundor

Kume: Shteti digjital, han pa porta. Dokuzi: U është dhënë mundësia hakerave të shkojnë te përdoruesi fundor

Në studion e MCN Informacion, eksperti IT, Shahin Dokuzi, dhe gazetari Mariglen Kume u ndalën te skandali i AKSHI-t. Dokuzi theksoi se sulmet kibernetike ndaj institucioneve shqiptare kanë ekspozuar qytetarët, të cilët mund të bëhen pre e shantazheve përmes përdorimit të të dhënave të tyre. 

 

Ndërsa gazetari Mariglen Kume tha se janë shpenzuar qindra miliona euro për të garantuar të dhënat e qytetarëve dhe rrjedhja e tyre është përgjegjësi e shtetit.  

 

Mariglen Kume

 

Punonjës të administratës së Kuvendit thonë se ndonëse procedurat e kanë pasur në klauzolë që të ishin back-up, nuk ka pasur fare të tilla. 

 

Para disa kohësh, për shumë informacione që kishin marrë hakerat dolën në Telegram kundrejt pagesës. Jemi të pambrojtur. Faktet kanë treguar javë pas jave që ne jemi pa mbrojtje. 

 

Dosja e AKSHIT tregoi se garat paracaktoheshin. Në momentin që ndodh kjo, pra nuk ka garë, bie cilësia. Përgjegjësia është te mbrojtja. Janë shpenzuar qindra miliona euro për shtetin digjital, ndërkohë shteti digjital është si han pa porta.  

 

Një kallëzim kolektiv te gjykatat ndërkombëtare mund të ishte zgjidhje. Por nga ana tjetër duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm. Mund të jemi objekt sulmi nga shumë anë. Duhet t’i adresojmë shqetësimet tona. Nuk duhet të neglizhojmë sepse mund të na kthehen kundër.  

 

Shahin Dokuzi 

 

Më e pakta duhej të kishim back up. Ne jemi vendi që sulmohemi çdo herë. Unë mund të di të dhënat e kujtdo dhe t’i përdor për shantazh. Këtu nuk përgjigjet njeri. Shteti auditon veten.

 

Mund të shantazhohet edhe me gjendjen shëndetësore. Kishim rastin e një bashkie në jug. Por imagjinoni sikur të dhënat fshihen, unë shkoj te doktori dhe marr një trajtim që më shumë më bën dëm sesa më mjekon. 

 

Nëse mesazhe na vinin gjithmonë, tani na vijnë gjithnjë e më specifike. Hakerat janë më të përparuar në mënyrën si do ta godasin përdoruesin. Shteti u ka dhënë mundësinë hakerave të shkojnë deri te përdoruesi fundor. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy