Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Prokuroria të çojë përpara hetimet

Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Prokuroria të çojë përpara hetimet

Gjendja e jashtëzakonshme e krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit ku humbën jetën 51 persona, ka detyruar presidentin e Republikës, Ilir Meta, të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.  

Mbledhja u zhvillua mëngjesin e sotëm në praninë e kryeministrit Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.

Gjithashtu, të pranishëm në këtë mbledhje janë edhe kryeprokurorja Arta Marku, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako.

Gjatë mbledhjes është diskutuar mbi hetimet që do të kryhen për çuarjen para drejtësisë të përgjegjësve për ndërtimet jashtë standardeve.  

"Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë. E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës. Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm", thuhet në njoftimin e Presidencës.

Një ditë më parë, Presidenca njoftoi se kreu i shtetit është takuar me Këshilltarin në Këshillin Bashkiak të Nju-Jork dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA, Mark Gjonajn.

Bashkë me z.Gjonaj janë edhe 7 ekspertë nga Amerika që do të inspektojnë në terren të gjitha shkollat e zonave të prekura nga tërmeti dhe vlerësimin e dëmtimeve të tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy