Vrasja në xhami, shqiptaro-serbi dënohet me 16 vjet burg (VIDEO)

Vrasja në xhami, shqiptaro-serbi dënohet me 16 vjet burg (VIDEO)

Me 16 vite burg u dënua një shqiptaro-serb që kishte kryer një vrasje në xhami. Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit 2014, në një xhami të Zvicrës, kur autori qëlloi për vdekje një besimtar që po lutej.

Në kohën kur kreu vrasjen në xhaminë El-Hidaje të Gallenit, shqiptaro-serbi ishte 18 vjeç, ndërsa avokati i tij kishte kërkuar një dënim më të ulët, pasi tha se vrasje nuk ishte e paramenduar, por erdhi si pasojë e një konflikti momental.

Ai iu afrua viktimës që po lutej nga prapa dhe e qëlloi atë me shtatë plumba. Viktima, babai i katër fëmijëve, vdiq në vend. Autori duhet gjithashtu të paguajë një gjobë prej 239.000 euro për familjen e viktimës dhe 64,000 euro për shpenzimet e padisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy