Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se opozita është në një dinamikë të vazhdueshme dhe se partia e drejtuar prej tij do të mbledh Komitetin Drejtues Kombëtar për të bërë analizë për situatën në vend.
Në një komunikim për mediat ditën e sotme Meta deklaroi se aksioni opozitar nuk ka ndalur askund, as në parlament dhe as në të gjitha këshillat bashkiakë.
Ashpërsimi i masave ndëshkuese, tërësisht të papranueshme dhe që tregojnë një degradim të këtij regjimi autokratik, që ka tmerr nga fjala e lirë e opozitës që ka tmerr nga llogaridhënia, siç është nën një agresion të vazhdueshëm që opozita do e përballojë për një qasje më gjithëpërfshirëse.
Nuk marr dot përsipër të flas në emër të opozitës. Opozita e ka të domosdoshme një qasje më gjithëpërfshirëse, një bashkërendim më të mirë që ne po përpiqemi ta realizojë maksimalisht, në Kuvend, këshillat bashkiake dhe gjithë institucionet, ashtu siç e ka të domosdoshme edhe një paraqitje më gjithëpërfshirëse në të ardhmen.



