Rekrutonte prostituta kolumbiane në Shqipëri, arrestohet 28-vjeçari

Rekrutonte prostituta kolumbiane në Shqipëri, arrestohet 28-vjeçari

Policia ka vijuar me operacionin “Storm 9”, i nisur 4 ditë më parë për goditjen e prostitucionit. Në pranga ka përfunduar një 28-vjeçari kolumbian, i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Ky shtetas dyshohet se rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por i shfrytëzonte për prostitucion.   

 

Sekuestrohen 3 celularë që ai dyshohet se i përdorte për këtë veprimtari kriminale. Si rezultat i punës intensive të kryer nga strukturat e DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “Storm 9”, i zhvilluar 4 ditë më parë, pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, si dhe i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, u bë e munduar kapja në PKK Muriqan dhe ndalimi i shtetasit kolumbian të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni:  D. G., 28 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.  

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por i shfrytëzonte për prostitucion. 2 shtetase kolumbiane u kapën nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në një apartament të marrë me qira, në lagjen nr. 18, Durrës, ku ushtronin prostitucion dhe shitnin lëndë narkotike”.

 

Materialet procedurale i kaluan Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy