Durrës, banorët përplasje me policinë për projektin “TID”/ Muka: Katër të arrestuar (VIDEO)

Durrës, banorët përplasje me policinë për projektin “TID”/ Muka: Katër të arrestuar (VIDEO)

Banorët e Durrësit kundërshtojnë projektin “TID” dhe gjatë ditës së sotme kanë protestuar para bashkisë së qytetit, madje janë përplasur me policinë pasi kanë tentuar të hyjnë brenda.

 

Gjithçka ndërsa në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak diskutohej dhënie e qirave për banorët e prekur nga ky projekt.

 

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike, Adrian Muka, tha për edicionin e lajmeve në MCN TV se katër nga protestuesit u arrestuan.

 

Dje në mbrëmje ka ardhur një email ku është shtuar në rendin e ditës çështja për miratimin e dhënies së qirave për banorët që preken nga projekti “TID”. Banorët kanë kohë që protestojnë duke kërkuar rishikimin në themel të projektit “TID”. 

 

Banorët nuk janë dëgjuar dhe nuk është marrë opinioni i tyre. Banorët kërkonin që të bëheshin pjesë e mbledhjes dhe ne kërkuam që një kryesi e tyre të ishin pjesë e mbledhjes dhe të diskutoheshin pika që i preknin direkt. 

 

Dje iu ka shkuar njoftim banorëve për shembjen e shtëpive dhe se duhet të lirojnë shtëpitë deri në datë 16, pasi në të kundërt do të nxirren me forcë. Ndërkohë u arrestuan katër protestues dhe për këtë arsye ne u larguam nga mbledhja. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy