Bastisja e rezidencës së Trump/ Departamenti i Drejtësisë: Publikimi i provave mund të shkaktojë dëme të pariparueshme

Bastisja e rezidencës së Trump/ Departamenti i Drejtësisë: Publikimi i provave mund të shkaktojë dëme të pariparueshme

Departamenti Amerikan i Drejtësisë thotë se publikimi i detajeve në lidhje me bastisjen e rezidencës së Donald Trump në Florida javën e kaluar mund të shkaktojë "dëme të pariparueshme" në hetimin e tij.

Agjentët e FBI-së kontrolluan Mar-a-Lago për të zbuluar nëse Trump ka trajtuar gabimisht të dhënat e qeverisë kur ai u largua nga detyra.

Ishte hera e parë që rezidenca e një ish-presidenti u bastis në një hetim penal.

Njëmbëdhjetë grupe dosjesh të klasifikuara u gjetën nga kontrolli një javë më parë në pronën në Palm Beach, sipas urdhrit, i cili u lëshua të premten.

Por prokurorët thanë të hënën se një masë e tillë "do të shkaktonte dëme të konsiderueshme dhe të pariparueshme në këtë hetim penal në vazhdim".

Trump ka kërkuar që dokumentet t’i kthehen edhe pse sipas ligjit amerikan ato nuk konsiderohen në pronësi të tij.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy