Burgjet kthehen në ‘shtëpi publike’/ Lala: Është fenomen i kahershëm, faji te sistemi i burgjeve

Burgjet kthehen në ‘shtëpi publike’/ Lala: Është fenomen i kahershëm, faji te sistemi i burgjeve

Klodiana Lala, gazetarja e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për një fenomen shqetësues që ka përfshirë burgjet shqiptare: futjen e femrave eskortë në ambientet e burgjeve. 

Sipas Lalas, kjo nuk është një dukuri e re, por një fenomen që ka ndodhur për vite me radhë, dhe ka marrë përmasa shqetësuese që lidhen me korrupsionin brenda institucioneve penitenciare.

Ky fenomen nuk është diçka e re, por ka ndodhur për vite me radhë, dhe shpesh herë ka qenë pjesë e një sistemi që lejon kaos dhe korrupsion brenda burgjeve. 

Kjo situatë është lehtësuar nga korrupsioni i brendshëm i administratës së burgjeve, i cili ka mundësuar hyrjen e vajzave të reja, shpesh të lidhura me botën e eskortës, që frekuentojnë takimet me të dënuarit dhe paraburgosurit.

Tani, por vajzat e showbizz që hyjnë në burgje. Në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë, një nga vajzat që dilte më së shumti në ekran, shkonte çdo javë dhe takonte një prej bosëve të krimit. Shkoi puna deri aty sa burgu ndërtoi palestër brenda, që ata të kishin kushte të nevojshme, i dënuari dhe partnerja, shkonte dhe qëndronte atje. Ke dhjetëra raste, të vajzave që përmes kontratave fiktive, që konsiderohen si bashkëjetuese të bosëve të krimit. 

Kemi rastin e burgut të Durrësit, i cili është kthyer në një "shtëpi pushimi", duke përshkruar një situatë ku takimet me vajzat e reja janë një ritual i zakonshëm. Ky fenomen shpesh është lehtësuar ngaqë bëhen për të mundësuar këto takime, ku vajzat e reja futen nëpër burgje me kontrata fikse si bashkëjetuese ose bashkëshorte të të dënuarve, dhe kanë mundësinë të takohen me të dënuarit. 

Ministria e Drejtësisë duhet të ndërmarrë një plan të detajuar për të monitoruar dhe ndryshuar situatën në të gjitha burgjet, duke pasur parasysh shqetësimet e ngritura lidhur me këtë fenomen.

Ky fenomen është një pasqyrim i thellë i problemeve strukturore dhe korrupsionit të brendshëm në sistemin e drejtësisë dhe administratës penale shqiptare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy