Kalemaj: Posterat e PS fyese, Rama kërcënon bashkitë e “njerkës”. Shqiptarët të detyruar të vijnë në një fjetore gjigante si Tirana (VIDEO)

Kalemaj: Posterat e PS fyese, Rama kërcënon bashkitë e “njerkës”. Shqiptarët të detyruar të vijnë në një fjetore gjigante si Tirana (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj, e cilëson fyes posterin e Partisë Socialiste, “Vetëm përpara, kurrë më mbrapa”, ku shihet Kryeministri Edi Rama dhe dy rivalët e tij politikë, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Nga studio e MCN Live, ai tha se një ditë më parë ishte me disa kolegë të huaj dhe u përballën me këto postera, duke shtuar se u desh një shpjegim prej çerek ore që tu treguar se këta persona nuk kandidonin për zgjedhjet lokale.

Ky poster është për të treguar që këta janë mbeturina, e shkuara, ndërsa ne jemi të bukur, gazmorë, e ardhmja. Është një spot shumë fyes për një politikë normale.

Ne brenda katundit tonë politiko-mediatik e kuptojmë, por një i huaj jo. Madje edhe premtimet janë për zgjedhje politike.

Lidhur me atë që cilësohet si presion i Kryeministrit, Kalemaj tha se ato bashki që duan, i mbështesin, ndërsa të tjerat që i sheh si të “njerkës” jo.

Ka parë që rrezikon Shkodrën, Kamzën dhe kërcënon. Ai u ka thënë e zeza mbi të bardhë që nëse votoni kandidatin tjetër, nuk iu mbështesim.

I ka kandiduar të gjithë, vetëm Lelin nuk ka rikandiduar. Zoti Rama nuk e fsheh dot që janë në prag falimentimi, por i rikandidon.

Lidhur me largimet nga Shqipëria, Kalemaj deklaroi se nuk po ikin për turizëm, por për azil dhe se Edi Ramën në Angli e pritën për t’i tërhequr veshin, për t’i thënë se Shqipëria nuk është vend në luftë.

Ministrja e Brendshme britanike tha se po na pushtojnë shqiptarët. Pse shqiptarët sot janë dyndur në Tiranë?

Pse është zbrazur Elbasani? Shumica e tyre kanë migrim të brendshëm. Se ju nuk keni politika nxitëse për t’i mbajtur shqiptarët aty ku janë.

Si shpjegohet që në Elbasan ka rënë numri i popullsisë me 40-50 mijë vetë vetëm në tetë vitet e fundit.

Shqiptarët janë detyruar të vijnë në Tiranë, në një fjetore gjigante.

Kur kanë ikur nga Elbasani dhe Vlora, imagjino se çfarë ndodh në fshatra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy