700 kg drogë në gomone, dyshohet se erdhi nga Shqipëria

700 kg drogë në gomone, dyshohet se erdhi nga Shqipëria

700 kg marihuanë u zbuluan nga policia italiane në një gomone të braktisur në breg të detit. 

Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Shqipëria, ndërsa skafistët janë larguar për t’i shpëtuar arrestimit.

Droga e gjetur në plazhin e Porto Rekanatit në Macerata, ishte e vendosur në 28 pako të mëdha. Gomonia ishte rreth 10 metra e gjatë me 2 motorë të fuqishëm. Policia gjeti në gomone edhe disa bidonë me karburant. Vlera e drogës në treg do të kapte shifrën e 5 milionë eurove.

Edhe në Korçë policia sekuestroi 376 kg lëndë e dyshuar si narkotike kanabis sativa në gjendje të mykur. Hashashi u gjet në një tunel në malin e Shipckës-Voskopojë. Sasia e drogës është asgjësuar me anë të djegies, ndërsa 10 kg është marrë në cilësinë e provës materiale. Uniformat blu në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autoreve të përfshirë në trafikun e drogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy