Hasani pas takimit me Osmanin: Faktori shqiptar në RMV, rol në stabilitetin e vendit. Korridori VIII, projekt strategjik!

Hasani pas takimit me Osmanin: Faktori shqiptar në RMV, rol në stabilitetin e vendit. Korridori VIII, projekt strategjik!

Pas Kosovës, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, vazhdojë turin e tij rajonal në Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, u zhvillua një konferencë e përbashkët për mediat, të cilën ministri e veçoi për rolin e faktori shqiptar të MV në stabilitetin e vendit.

Ai e vlerësoi Korridorin e 8, si një projekt strategjik të parashikuar si mekanizëm bashkëpunimi.

Më lejoni që në krye të herës ta përgëzoj Bujarin për lidershipin e shkëlqyer që ka treguar gjatë kryesisë së OSBE-së nga RMV.

Të dy vendet tona kanë treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm në rrugën drejt BE. Të dy vendet tona kanë arritur rezultate mbresëlënëse në reformat modernizuese e europianizuese. Ne sapo kemi përfunduar me sukses procesin e screening dhe jemi në pritje të hedhjes së hapave të mëtejshme në një proces për të cilin të dy vendet tona kanë bërë shumë sakrifica dhe gjatë të cilit jemi përballur me ngërçe e pengesa jo të lehta.

Ne kemi ecur së bashku në një pjesë të madhe të kësaj rruge, duke mbështetur e ndihmuar njëri tjetrin. Besoj fort që ky rrugëtim i përbashkët ka ndikuar për të forcuar më shumë bashkëpunimin mes nesh e për të na bërë ta shohim rajonin e të ardhmen e tij në të njëjtën mënyrë.

Zgjerimi e thellimi i mëtejshëm i këtij bashkëpunimi, me nisma e ide konkrete, është jetik për të ardhmen e rajonit në një kohë plot paqartësi e pasiguri si kjo ku jetojmë.

Një nga projektet më madhore e më transformuese për të cilin jemi duke punuar, bashkë me Italinë e Bullgarinë, por edhe me mbështetjen e partnerëve të tjerë, është padyshim Korridori i VIII-të, i cili tashmë, pas dekadash këmbëngulje nga vendet tona, nuk është më thjesht një projekt në letër, por pjesë e Korridoreve Pan-europiane.

Ky korridor, do të transformojë pozitën strategjike të vendeve tona, por do të transformojë njëkohësisht edhe ekonomitë tona e perspektivën tonë të zhvillimit. Prandaj duhet të investohemi për të eksploruar mënyrat sesi do të bashkëpunojmë për të nxjerrë nga Korridori i VIII, por edhe nga Plani i rritjes për BP, përfitimet maksimale për vendet tona e për mbarë rajonin.  

Ai theksoi se Shqipëria mbështet angazhimin e subjekteve politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe e cilësoi zgjedhjen e një kryeministri të parë shqiptar në RMV si tregues simbolik i progresit që ka bërë ky vend.

Sot më shumë se kurrë vendet tona, shoqëritë tona ndajnë interesa të përbashkëta e një vizion të përbashkët për të ardhmen.

Shqipëria do vijojë të ndjekë me shumë vëmendje zhvillimet në RMV sidomos në një vit zgjedhor si ky, ku në pranverë do të mbahen zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Ne urojmë që ky proces të ecë mbarë, por mbi të gjitha urojmë që ky proces e rezultati i tij të mos sjellë asnjë ndryshim në përkushtimin ndaj perspektivës së përbashkët europiane.

Në këtë kontekst, unë dua të theksoj krenarinë tonë për rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur e vazhdon të luajë faktori shqiptar për stabilitetit e Maqedonisë së Veriut; për forcimin e lidhjeve mes vendeve tona për të cilat faktori shqiptar ka shërbyer si një urë lidhëse; e mbi të gjitha, për ruajtjen e orientimit euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut gjatë një rrugëtimi që siç e thashë ka qenë i vështirë, e ka kërkuar sakrifica jo të lehta.

Shqipëria ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare dhe shqiptarëve në RMV në procesin politik dhe në përpjekjen për të konsoliduar sundimin e ligjit, demokracisë, kohezionin social dhe barazinë mes të gjithë qytetarët.

Besoj që fakti që Maqedonia e Veriut, edhe pse përkohësisht, do të ketë për herë të parë në historinë e saj një kryeministër shqiptar, është një tregues simbolik i progresit që ka bërë ky vend e kjo shoqëri, për çka unë dua t’ju shpreh respektin e admirimin tim të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ne mbështesim dhe inkurajojmë vazhdimin e përpjekjeve dhe arritjeve të Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e një shoqërie funksionale multietnike të bazuar në zbatimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe të Ligjit të Gjuhëve.

Nga ana tjetër, ministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi se nuk është rastësi që te dy vendet janë shumë më tepër se fqinjë të mirë.

Ne jemi vende mike, me marrëdhënie të thella reciproke, me mbështetje reciproke jashtëzakonisht të lartë; partnerë dhe aleatë, vazhdojmë së bashku drejt ambicieve tona evropiane për t’i parë të dy vendet si anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian.

Për fat të keq, procesi i negociatave është aktualisht në një ndalesë, për të dyja vendet dhe dua të theksoj se kjo është e gabuar. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme t’i hapin klisterët dhe kapitujt dhe kjo nuk duhet të vonohet; përkundrazi, të dy vendet duhet të vazhdojmë negociatat dhe të përshpejtojnë integrimin e tyre edhe para anëtarësimit të plotë.

Osmani u shpreh se dy vendet janë aleatë të NATO-s dhe janë 100% në përputhje me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit.

Ai u ndal edhe te marrëdhëniet ekonomike, të cilat, për fat të keq tha se mbeten shumë prapa marrëdhënieve të shkëlqyera politike.

Jemi vende që kemi zbatim të lartë të “AKI”-së evropiane në legjislacionin e brendshëm, vende që përfaqësojmë ruajtësit e vlerave të qytetërimit perëndimor, këtu në Ballkan, dhe qytetarët me të drejtë janë të padurueshëm për të marrë më shumë nga Evropa tani”.

Shkëmbimi tregtar, i cili mezi i kalon 200 milionë euro, nuk korrespondon me kapacitetet e dy ekonomive, me potencialin e bizneseve, me afërsinë e dy vendeve dhe me marrëdhëniet e vendosura të ngushta.

Ne marrim përsipër ta ngremë këtë çështje lart në prioritetet e diplomacisë, si në resorët ekonomikë, në odat, ashtu edhe në programet e qeverive të të dy vendeve.

Në fokus të takimit mes dy ministrave të jashtëm shqiptar, ishin edhe temat e bashkëpunimit rajonal, nismave të shumta rajonale dhe mbështetjes reciproke në organizatat multilaterale në përgjithësi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy