Sa zbatohet e drejta për informim? Panelistët diskutojnë mungesat dhe vonesat në zbatimin e ligjit nga institucionet shtetërore

Sa zbatohet e drejta për informim? Panelistët diskutojnë mungesat dhe vonesat në zbatimin e ligjit nga institucionet shtetërore

Sa e lehtë është sot të marrësh informacion zyrtar? Sa zbatohet në praktikë e drejta për informim publik? Kryeministri Edi Rama vetëm pak ditë më parë paralajmëroi sanksione për ministrat që nuk japin informacion në kohë.

Por sipas panelistëve të emisionit “MCN Informacion”, gazetarëve Geri Emiri dhe Oliverda Allmuça, si dhe ekspertes, drejtoreshës së SCIDEV, Blerjana Bino, e drejta për informim përballet me pengesa serioze nga vetë institucionet shtetërore dhe funksionon vetëm pjesërisht.

Geri Emiri:

Sa i përket të drejtës për informim, në parim kemi një institucionalizim të saj: ekzistojnë formatet dhe mekanizmat e nevojshëm. 

Por nëse e masim këtë të drejtë jo vetëm në aspektin sasior, por edhe cilësor, veçanërisht për gazetarët dhe aktivistët, mendoj se ajo funksionon vetëm pjesërisht.
Barrierat më të mëdha janë ngritur në mënyrë të qëndrueshme nga autoritetet publike, nga njësitë kryesore të ministrive, përfshirë edhe institucionin e Kryeministrisë.

 Institucionet publikojnë kategori informacioni në faqet e tyre zyrtare, por kur analizojmë se çfarë kërkohet realisht nga media, vërejmë një zhbalancim, pasi autoritetet kanë tendencën të përgjigjen vetëm për atë që vetë dëshirojnë.

Oliverda Allmuça:

Shqipëria aktualisht ka një ligj shumë të mirë për të drejtën e informimit në letër, por administrata i reziston në mënyrë të qëndrueshme transparencës.
Sipas monitorimit të vitit 2024 nga “Res Publica”, 62% e kërkesave për informacion të dërguara nga gazetarët janë plotësuar, 9% janë plotësuar pjesërisht, ndërsa 29% kanë mbetur pa përgjigje. 

Koha mesatare e kthimit të përgjigjes ka qenë 18 ditë kalendarike, përfshirë rreth 8 ditë mbi afatin ligjor, në kundërshtim me ligjin.
Pjesa më shqetësuese nuk lidhet vetëm me vonesat, megjithëse koha është thelbësore për median, por me faktin se 89% e institucioneve kanë dhënë informacion vetëm pasi çështjet janë ankimuar pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

Blerjana Bino:

Nuk është hera e parë që kryeministri, në nivel narrativesh, shpreh atë që ne si shoqëri civile kemi artikuluar prej kohësh, por në praktikë nuk shohim që Ligji për të Drejtën e Informimit të zbatohet në të njëjtën masë siç është parashikuar në letër.
Kryeministri e atribuoi problemin kryesisht burokracisë dhe paralajmëroi sanksione për ministrat, çka ka elementë të vërtetë. 

Administrata shpesh nuk funksionon me urgjencën që kërkon media. Megjithatë, monitorimet e pavarura të organizatave të shoqërisë civile tregojnë se mungesa e transparencës nuk vjen vetëm nga burokracia, por nga një qasje më e gjerë e mbylljes së informacionit dhe e ruajtjes së tij larg publikut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy