
Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me dokumentet e publikuara në një media amerikane e cila tregon se kompania "Biniata Trade" me lidhje ruse ka paguar 150 mijë dollarë lobistin që punonte për Partinë Demokratike. Shefi i qeverisë u shpreh se të jeni e bindur se të tjera fakte do vazhdojnë të dalin se kjo është një sallatë aq e ububushme sa nuk mund të kalohet me një “ku di unë” “jo nuk i njoh".
“Partnerët e Shqipërisë janë të shqetësuar, se duan të dinë të vërtetën. Të ngresh një akuzë do të thotë të jesh i bindur 100%, ne nuk ngremë akuzë se na duhet të bindemi a është 100% e vërtetë. Kjo s’mund të jetë ishte apo s’ishte, në kufirin tonë verior ka ndodhur kjo, e ndodhi gati hataja. Duam që kjo të shkojë deri në fund. E pastaj pavarësisht ka Kremlin apo s’ka Kremlin, ky është një krim financiar. Ajo cka ne kemi thënë e do vazhdojmë ta përsërisim pa pushim është që na duhet medoemos të dimë të vërtetën për një histori që ne nuk themi që ka dorë Kremlini, por duam të dimë nëse ka apo jo dorë Kremlini….është një sallatë ruse në kuptimin e vërtetë jo se ka rusë me xhepa të thellë të përfshirë që nuk kuptohet pse kanë paguar një operacion financiar për PD dhe Bashën, por edhe se ka shkelje në raport me legjislacionin shqiptar", tha Rama .
Kryeministri theksoi se është e pakuptueshme se si PD të mos jetë në gjendje që edhe formalisht te jape pergjigje qe janë në përputhje me ligjin.
“S’kam asnjë arsye të mendoj se duhet të tërheqim vëmendjen nga një sukses i madh i operacioneve shqiptare ligjzbatuese sic është kapja e një sasie të madhe kokaine. Ajo që i kërkohet PD dhe kryetarit të saj të shpjegojë faktet kokëforta në letrat që këndojnë vetë dhe të shpjegojë si një parti shqiptare të financiohet nga burime të huaja, është e ndaluar. Si ka mundësi një parti politike shqiptare të financohet nga biznesmenë me kombësi ruse apo të tjera, e këto financime të fshihen. Si ka mundësi që një kontratë lobimi të financohet nga burime të paidentifikuara që vetë i financuari, përmes gojës së kryetarit të partisë thotë se nuk di gjë. Kjo është një situatë skandaloze”, tha Rama në emisionin “Studio e Hapur”.
Duke ironizuar, Rama u shpreh se “më shumë vota do i jepte fotografia me mua se sa me presidentin Trump Lulzim Bashës, në atë derexhe ku ishte para se të futej në zgjedhje”.
Por në media pak dite me pare qarkulloi nje artikull se Edi Rama kishte takuar fshehtas ne nje spital privat ne Tirane, ish ministrin Saimir Tahiri. Por ne emisionin “Studio e Hapur”, te gazetares Eni Vasili, Rama ka sqaruar qellimin e vajtjes se tij ne spital.
“Une kam qene ne spital te nje miku im shume i mire mjek, qe ka pasur nje histori suskesi ne Itali, njeh problemin tim, qe e kam te trasheguar si te gjithe shoket e armeve ne fushen e basketbollit me mesin e pasi bera nje udhetim te gjate pata nje kolpo qe me krijoi nje problem me nervishiatikun. Tani pse duhet te shkoj une ne spital te takoj Tahirin? Une mund ta takoja ne zyre, jo te gjenerohet nje histori e tere …ka ardhur koha ti vihet nje fre kesaj maskarade qe po helmon ne menyre te padrejte njerezit e lire”, tha Rama.



