Aleanca ushtarake tripalëshe/ Camaj: Shkon në favor të Kosovës, i prish planet Serbisë (VIDEO)

Aleanca ushtarake tripalëshe/ Camaj: Shkon në favor të Kosovës, i prish planet Serbisë (VIDEO)

Në 18 mars mes Shqipërisë-Kroacisë dhe Kosovës u firmos një marrëveshje trepalëshe në fushën e mbrojtjes.

Kjo marrëveshje solli reagimi kryesisht të Serbisë e cila e kundërshtoi por edhe të Malit të Zi i cili është shprehur se nuk ka patur një ftesë.

Lidhur me këtë në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV nënkryetari i kuvendit të Malit te Zi, Nikoll Camaj u shpreh se kjo marrëveshje është vazhdim i një aleance në mbështetje të Kosovës dhe se i prish planet Serbisë.

Ai tha se Mlait të Zi nuk i është kërkuar një kërkesë për marrëveshjen, por që nuk është pritur si një veprim i dëmshëm.

Sipas tij marrëveshja shihet si nevojë e Kroacisë dhe Shqipërisë dhe se falë rrethanave të reja dhe kësaj aleance Kosova do të jetë në një situatë më të favorshme.

Ne si shqiptarë e kemi mbështetur këtë marrëveshje dhe mendoj se është vazhdim i një aleance për të mbështetur Kosovën. Mali i Zi e ka parë si një marrëveshje që shkon në favor të forcimit të forcave ushtarake të Kosovës që është më e rrezikuara nga fqinji verior. Ka pasur komente jozyrtare që e shihnin me rezerva pse të kyçet Kosova, por mendoj se është më tepër si një nevojë e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Mali i Zi nuk ka pasur pritshmëri për një ftesë të tillë dhe këtu nuk është pritur si diçka e keqe por është parë si një veprim i mirë dhe se ajo kund të shihet si një nevojë e Shqipërisë dhe Kroacisë. Pres që Mali i Zi në të ardhmen e afërt të jetë pjesë dhe Mlai i Zi.

Sa i përket Beogradit, ai ka arsyet e veta, dhe mundohet ta paraqesë sa më negativisht para opinionit ndërkombëtar. Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATOs armatimi i tyre kontrollohet diku tjetër dhe nuk është Serbia që vendos për diçka të tillë.

Pra e shoh këtë marrëveshje si një përkrahje të Kosovës dhe është mirë që Shqipëria dhe Kroacia bashkëveprojnë, dhe se së shpejti të jetë dhe Mali i Zi. Pala që përfiton një ndihmë konkrete është Kosova. Kjo marrëveshje mendoj se ja prish planet Serbisë për ato që ka pasur në mendje. Por falë rrethanave të reja dhe kësaj aleance besoj se Kosova do të jetë në një situatë më të favorshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy