SPAK zgjeron hetimet lidhur me fondet e IPARD për bujqësinë. Gjatë ditës së sotme është pyetur për mbi dy orë shtetasi Reni Ashikun.
Ashiku është i përfolur për lidhjet e tij me fondet e IPARD e AZHBR si dhe ish-ministren Frida Krifca.
Ky hetim ndiqet nga Kreu i SPAK, Klodian Braho.
Fondet e përfituara nga AZHBR nga ana e Reni Ashikut lidhen me ndërtimin e serave diellore për kultivimin e domates, kastravecit dhe specit, në Fier, Lushnje dhe Grabian në transferta qindra milionë lekë.
Shoqëria e drejtuar nga Reni Asgujy ushtron veprimtari në fushën e konsulencës, auditimit, si dhe konsulencës fiskale, financiare dhe juridike, me fokus të veçantë edhe në agrobiznes.
Ajo realizon projekte për zhvillim rural dhe bujqësor, si për llogari të saj ashtu edhe për të tretë, duke ofruar asistencë teknike, trajnime, shërbime këshillimore, marketing, si dhe studim dhe përpunim të të dhënave statistikore.
Veprimtaria kryhet në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim me institucione dhe agjenci private apo publike, vendase ose të huaja.



