Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe sulmon presidentin e Kongos: Të japë dorëheqjen, nuk mbron gratë e vendit

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe sulmon presidentin e Kongos: Të japë dorëheqjen, nuk mbron gratë e vendit

Fituesi i çmimit Nobel për Paqe 2018 Denis Mukwege ka sulmuar sot presidentin e Kongo, Josepf Kabila, duke e ftuar të japë dorëheqjen.

Dr Denis Mukwege, i cili ishte në kirurgji kur dëgjoi se kishte fituar çmimin për trajtimin e 50.000 të mbijetuarve të dhunës seksuale, ka qenë një kritik i sinqertë i presidentit të Republikës Demokratike të Kongos, Joseph Kabila dhe qeverisë së tij. 

Ai i tha "The Guardian" se përgjegjës për mos mbrojtjen e grave në vend është presidenti dhe qeveria.

Është një qeveri ilegale dhe ilegjitime, e them këtë prej kohësh’, tha ai.

"Populli kongolez jeton me dhunë të padëgjuar", tha Mukwege me telefon nga spitali i tij në Bukavu, në DRC lindore. "Ai [Kabila] është përgjegjës për mosvendosjen e rendit dhe ndalimin e dhunës. Roli i tij është të mbrojë popullin e tij dhe sendet e tyre. Ne shohim se 20 vjet pasi erdhi në pushtet, kjo qeveri nuk mbron gratë ".

"Duhet të dorëhiqen dhe t’ja lënë vendin një tjetër qeverie, që të organizojë zgjedhje të besueshme dhe të lira", ka insistuar gjinekologu, duke i cilësuar zgjedhjet e programuara në 23 dhjetor një ‘parodi’.

Në fillim të vitit 2013, Mukwege dhe ekipi i tij duhej të kujdesen për dhjetëra vajza nga qyteti i Kavumumit, të cilat u morën nga shtretërit e tyre dhe u përdhunuan nga një milici e udhëhequr nga një anëtar provincial i parlamentit, i cili besonte se përdhunimi i fëmijëve do t'i mbronte ata nga armiqtë e tyre. Njëmbëdhjetë burra, duke përfshirë deputetin, Frederike Batumike, u dënuan përfundimisht për krime kundër njerëzimit në një gjyq të rëndësishëm.

Mukwege dhe familja e tij mbijetuan në një tentativë rrëmbimi dhe vrasjeje në vitin 2012. Ai iku në SHBA, por u kthye pas tre muajsh për të vazhduar punën e tij. Ai do të donte të jetonte në qytet, por duhet të qëndronte në spital, që ruhet nga paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara, ndërsa kërcënimet me vdekje vazhdojnë të vijnë.

Ai tha se vlera e çmimit do të matet nga fuqia për të transformuar jetën e grave që ka shërbyer. "E gjithë rëndësia do të jetë në kapacitetin për të ndryshuar situatën e viktimave në zonat e konfliktit", tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy