
Shqipëria dhe Italia do të nënshkruajnë të martën marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore.
Do të jetë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe homologu i tij, Antonio Tajani që do të zyrtarizojnë kontributin e qytetarëve shqiptare që prej më shumë se 30-vitesh jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj.
Firmosja e kësaj marrëveshjeje synon rikonfirmimi i mbështetjes së Italisë dhe shtrirjen e bashkëpunimit në fusha të përbashkëta sidomës në integrimin europian.
Kujtojmë se qeveritë e Shqipërisë dhe Italisë përfunduan negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet në korrik të 2022, e cila parashikon njohjen e viteve të punës të afro 500 mijë shqiptarëve.



