Gjykata e Lartë shqyrton më 8 korrik rekursin e Erion Veliajt

Gjykata e Lartë shqyrton më 8 korrik rekursin e Erion Veliajt

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 8 korrik ora 12:00 seancën ku do të shqyrtohet rekursi i Erion Veliajt për ndryshim të masës së sigurisë ndaj tij. 

Kujtojmë që trupi gjykues kryesohet nga gjyqtarja Albana Boksi, ndërsa dy anëtarët e tjerë janë Medi Bici dhe Sokol Binaj. Rekursi do të shqyrtohet në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve. Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës së Lartë kjo çështje i është nënshtruar gjykimit me procedurë të përshpejtuar, duke hyrë në kategorinë e çështjeve me prioritet. 

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) do të paraqesë sot raportin dymujor për hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Erion Veliaj ndodhet që prej 10 shkurtit në paraburgimin e Durrësit, ndërkohë që përballet me akuza për korrupsion dhe pastrim parash. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy