
Studentët e mjekësisë nuk janë future në auditorët e tyre që prej nisjes së vitit akademik. Ata vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e qeverisë që i detyron ata të punojnë në vend tre deri në 5 vite pas përfundimit të shkollës, madje nuk u jepet as diploma.
Një ligj të tillë, mjeku Erion Dasho, në opinionin e tij e gjykon si një ligj dhunues dhe të mbrapsht.
Në një komunikim me MCN lajme, Dasho tha se ligji përbën precedent për faktin se është hartuar enkas për 2 mijë studentë të mjekësisë duke shkelur kësisoj të drejtat e tyre për punë.
Problemi i mungesës së mjekëve nuk u krijua sot që të zgjidhet me një ligj të hartuar shkel e shko, të miratuar me procedurë të përshpejtuar e mbi të gjitha një ligj që shkel të drejtat themelore të studentëve.
Ligji përbën një precedent të rrezikshëm për shoqërinë shqiptare, ai i punës ë detyruar kur shteti dështon në përmbushjen e detyrave dhe detyrimeve të veta.
Kemi një problem që ka vite, unë kam vite që them se Shqipëria ka numrin më të ultë të mjekëve për banorë në rajonin evropian dhe duhet ët ishin marrë masa prej vitesh, ndërkohë që situata u la të acarohej e vështirësohej më shumë. Studentët në këto dhjetë vite kanë ikur më ritme të paprecedentë, vetëm në Gjermania këto vite kanë ikur mbi 1 mijë mjek të rinj. Pra është një situata apokaliptike që po e ekspozon edhe me tepër sistemin shëndetësor shqiptarë,
Ky është një ligj i hartuar enkas për 2 mijë studentë dhe shkel hapur të drejtat e tyre. Për ta hartohet një ligj i mbrapsht që i detyron ata të kryejnë punë të detyruar në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën.
Precedent i hartuar me ligjin e punës së detyruar është shumë i rrezikshëm.
Nesër mund të nisin të mungojnë arsimtarë, punëtore, ka precedent edhe për ta ky ligj, se do të mund të hartohen ligje të tjera që pengojnë dhe shkelin të drejtat e njeriut në punë.
Mjeku Dasho, sugjeron se zgjidhja artificiale përmes një ligji të tillë seleksionues nuk e zgjidh problemin e akumuluar ndër vite në sistemin shëndetësor shqiptar.
Nga ana tjetër gjenet një zgjidhje artificiale që nuk e zgjidh problemin, zgjedhje vetëm në mendjen e atyre që kanë hartuar një ligj kaq të dobët, te mbrapsht. Sepse problemi zgjidhet duke zgjidhur problemet bazë të sistemit shëndetësor shqiptar, duke përmirësuar infrastrukturë, kushtet e mjekeve, kushtet e punëve, duke rritur financimet.
Pa këto masa nuk zgjidhet problemi vetëm shtyhet më tej.



