Bastet, Shyti: Ata që u mburrën se do t’i hapnin të na thonë pse heshtin (VIDEO)

Bastet, Shyti: Ata që u mburrën se do t’i hapnin të na thonë pse heshtin (VIDEO)

Artan Shyti, profesor në UMB, thotë se sporti nuk financohet sepse federatat janë të paafta të kërkojnë më tepër para. Në studion e MCN Informacion, ai u ndal edhe te ligji i basteve, i cili sipas tij është në një stad absurd.

Ka paaftësi të atyre që kanë marrë përsipër të drejtojnë sportin. Është e pazonja dhe e paaftë të marrë paratë e duhura. Para ka, financime ka. Duhet të dish t’i kërkosh. Dinë dhe nuk flasin, që do të thotë federatat janë të paafta të kërkojnë më tepër para. Ne kemi cilësi në disa disiplina, por financimi është sot më i ulët se në 2001 dhe në 2002.

Ç’punë ka Komiteti Olimpik të kërkojë para për federatat. KOKSH harxhon gati dyfishin për sportin e fëmijëve sesa për pjesën tjetër të sportit. Është tragjike dhe duhet t’i vihet gishti kokës në këtë moment që është momenti i mbylljes së një cikli qeverisës.

Bastet kanë ngelur të pazhvilluara. Është në shumë plane. Janë para që duheshin arkëtuar. Sa më shumë të shtyhet, aq më keq është. Unë kam qenë kryetar i Shoqatës së Kompanive të Basteve. Nuk kam qenë për mbylljen dhe koha na dha të drejtë. Situata tani ka ngelur në një stad absurd. Ka një qëndrim në vend të pakuptimtë. Nuk ka një argument që të përligjë shkeljet e atyre akteve ligjore. Për fat të keq e kam ndier edhe sensibilitetin e ambientit sportiv. Aludimet qëndrojnë dhe kanë komponent vërtetësie. Këta që u mburrën që do t’i hapnin bastet duhet të na thonë pse heshtin. Argumenti kryesor i hapjes së basteve ishte që do t’i jepeshin para sportit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy