“Objektivi i Egnatias është Europa”, presidenti Demrozi: Tetova, i vetmi që erdhi me plan të detajuar

“Objektivi i Egnatias është Europa”, presidenti Demrozi: Tetova, i vetmi që erdhi me plan të detajuar

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, deklaroi se kualifikimi në Europë, është objektivi primar i rrogozhinasve në sezonin e ri.

Demrozi zbuloi për emisionin “Skaner” në MCN TV, edhe arsyen, pse zgjodhi Edlir Tetovën si trajner të skuadrës, duke thënë se ishte i vetmi që i erdhi me një plan të detajuar.

Skuadër e vogël nuk jemi, por eksperienca e vitit të parë në Superiore, na bëri të zbresim me këmbë në tokë. Këtë vit kemi bërë zgjedhjet e duhura dhe synojmë Europën. Objektivi primar i Egnatias është Europa. Bashkë me trajnerin kemi zgjedhur lojtarët e duhur, të cilët na kanë bindur. Shpresojmë që më zgjedhjet e bëra, të kapim Europën. Për sa i përket ekipeve të tjera, gara është e gjatë dhe kush ka vullnet dhe dëshirë shkon deri në fund.

Nervozizmi fillon të rritet, por edhe ne me gjyqtarët çfarë të bëjmë?! Gjyqtarët një herë e shikojnë, një herë jo. Njëherë e kemi në favor, njëherë në disfavor dhe nuk më pëlqen të bëjmë polemika.

Zgjodhëm një trajner të ri, sepse ma mbushi mendjen. Ishte i vetmi nga ata që kontaktuam, që erdhi me një plan të detajuar. Jam i bindur që do ecim mirë. Çfarë ka pasur nevojë ekipi, i kemi marrë. Ardhjet janë bërë nga stafi, i kam dhënë besim atyre. Nuk kemi mbaruar me transferimet, presim edhe dy afrime të tjera, në mesfushë dhe në sulm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy