Për disa, pushime do të thotë t’i heqin zilen celularit dhe të shijojnë fundjavën. Por për disa të tjerë, pushimet nuk mund të quhen të tilla pa pak aventurë.
Ndoshta këta tipa ka pasur ndërmend arkitekti Andrii Rozhko, i cili ka ideuar një hotel unik që “varet” në shkëmbinjtë e alpeve zvicerane.
Kombinimi i terrenit të thyer dhe dizajnit bashkëkohor e bën hotelin një atraksion që u ngjan serive të “James Bond”.



