Dita nis me shi, njihuni me parashikimin e motit për sot

Dita nis me shi, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Por sërish orët e mesditës zhvillojnë vranësirat duke sjell në territor reshje, ku në zona te veçanta priten dhe reshje në formë rrebeshi afatshkurtër.

Ndërsa mbrëmja pritet të rikthejë kthjellimet dhe vranësirat e lehta.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do te fryjë me shpejtësi 35 - 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 - 4 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme vijojnë të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasojë: kthjellimet dominojnë gjatë paradites dhe mbrëmjes, por mesdita sërisht shton vranësirat duke rrezikuar shira afatshkurtër.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë Kushtet atmosferike gjatë paradites në MV.

Por pas mesditës sërisht do ketë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu. Orët e vona të pasdites përmirësojnë dukshëm kushtet e motit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy