Martini: Rrjetet sociale janë kthyer në armiq të modës. Shqipëria zgjatim i Italisë, dini të visheni

Martini: Rrjetet sociale janë kthyer në armiq të modës. Shqipëria zgjatim i Italisë, dini të visheni

Stilisti Alviero Martini duke folur në “Mcn Informacion” mbi tendencat e fundit të modës tha që rrjetet sociale janë kthyer në armiq të modës duke dhënë mesazhe të gabuara. Martini tha që moda sot nuk bën shumë rimë me fjalën elegancë, duke theksuar se të rëndësishme janë proporcionet. 

 

Tendencat janë të shumta. Ka një çorientimi të përgjithshëm. Kjo lidhet edhe me rrjetet sociale, që në një farë mënyrë janë bërë armiq të modës dhe japin mesazhe të gabuara. Moda është bërë estravagante, dhe nuk bën rimë me fjalën elegancë. Ka shumë influencera, blogera, që s’e njohin historinë e modës, edhe materialet me të cilat punohet, dhe për pasojë postojnë në rrjet çdo gjë duke besuar se kjo është modë, stil, është thjesht produkt. Me këtë sfilatë, pamjet e të cilës po i shihni në ekran, i kam bërë një homazh elegancës së viteve 60-70’. Ne shohim gra që hipin në avion me streçe palestre dhe kjo s’ka të bëjë me modën. Si gjithmonë në çdo sezon dimri ka shumë të zezë dhe gri. Do të kemi tonalitete të bezhës, herë pas here të ndriçuara me portokalli. Ajo që për mua është stil ka të bëjë me porporcionet. Psh. shohim gra me taka 18 centimetra në mes të ditë!

 

I pyetur sa e ndjekin shqiptarët modën, Martini u përgjigj: “Kemi shumë kërkesa nga Shqipëria. Në një farë mënyre Shqipëria është një zgjatim i Italisë. Shqiptarët dinë të vishen”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy