
Kina raporton sot 17 raste të reja të virusit misterioz në Sars, tri prej të cilave janë në gjendje të rëndë, duke rritur frikën përpara festave të Vitit të Ri hënor kur qindra miliona njerëz lëvizin brenda vendit.
Virusi, një lloj i ri i koronavirusit ngjitës te njerëzit, po shkakton alarm për shkak të lidhjes së tij me sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes (Sars), e cila vrau gati 650 njerëz në Kinë dhe Hong Kong në vitin 2002-2003.
Nga 17 rastet e reja në qytetin qendror të Vuhan, i cili besohet të jetë epiqendra e epidemisë, tre janë përshkruar si "serioze". Virusi infektoi 62 njerëz në Vuhan gjithsej, ku tetë janë në gjendje të rëndë, 19 u shëruan dhe u larguan nga spitali dhe pjesa tjetër ka mbetur ende në izolim e po trajtohet. Deri tani kanë vdekur dy persona nga ky virus.



