Grabitet i riu në Tiranë nën kërcënimin e armës, autorët i marrin paratë dhe biçikletën

Grabitet i riu në Tiranë nën kërcënimin e armës, autorët i marrin paratë dhe biçikletën

Një person në Tiranë ka rënë pre e grabitjes me armë zjarri, ndërsa dy nga autorët kanë përfunduar në prangat e policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në Selitë, disa persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës, i kishin marrë shtetasit K. Z., 23 vjeç, një shumë parash dhe biçikletën, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Escape", për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. 

Si rezultat i këtij operacioni, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 është bërë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve:

- S. O., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim, "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

- R. Th., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: M. F., 23 vjeç, dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë nën kërcënimin e armës, shtetasit K. Z., 1450 euro, një shumë lekësh, aparatin celular dhe biçikletën.    

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. O. iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë vjedhjes dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”, duke dalë jashtë banesës. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy