Dy laborantë gjejnë zgjidhjen për lidhjen e 4 pacientëve në një respirator të vetëm

Dy laborantë gjejnë zgjidhjen për lidhjen e 4 pacientëve në një respirator të vetëm

Në kohë krizash dhe nevojash të mëdha, nismat për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë nevojë marrin shumë vlerë. Dy laborantë dentarë, Besar Lalike dhe Eldian Cepeli, e nisën vullnetarisht prodhimin në laborator të disa pjesëve për aparatet e ventilimit, që do t’u vijnë në ndihmë të sëmurëve me koronavirus.

Këto pjesë do mundësojnë që me një aparat të vetëm të lidhet dhe të mbahet në jetë jo 1 por deri në 4 pacientë.

Nismës së tyre u është bashkuar kompania DDC, përfaqësuese zyrtare e kompanisë italiane YNDETECH në tregun rajonal për shtetet Shqipëri-Kosove-Maqedoni e Veriut, në fushën e pajisjeve dhe materialeve dentare.

Lënda e parë ka ardhur nga Bolonja mbrëmjen e së dielës. Prodhimi ka nisur sot dhe kapaciteti pritet të jetë 50-60 lidhëse në ditë. Këto lidhëse, të cilat kërkojnë precizion të lartë, bëjnë të mundur që aparatura të shërbejë për ventilim deri në 4 pacientë.

Testimi me sukses i produkteve të para i hap rrugën prodhimit me kapacitet të plotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy