Studimi: Truri i femrave funksionon më shumë se ai i meshkujve

Studimi: Truri i femrave funksionon më shumë se ai i meshkujve

Truri i femrave është më aktiv se ai i meshkujve, sidomos në zonat që lidhen me vetëkontrollin dhe arsyetimin, por edhe zona që përgjigjet për emocionet.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “Journal of Alzheimer's Disease”. Studimi është kryer nga Daniel Amen i Amen Clinics, dhe në të janë përfshirë 119 vullnetarë të shëndetshëm si edhe 26 683 pacientë me probleme të ndryshme psikiatrike si trauma të kafkës, çrrëgullime bipolar, skizofreni, hiperaktivitet, mungesë përqendrimi etj.

Studiuesit kanë analizuar disa zona të trurit duke përdorur teknikat e imazherisë për të monitoruar aktivitetin cerebral të secilit individ, si në gjendje qetësie, ashtu edhe gjatë përmbushjes së disa detyrave specifike.

Në fund ka rezultuar se truri i femrave është mesatarisht më aktiv se ai i meshkujve, siç rezulton nga matja e fuksit të gjakut në zona specifike të trurit, respektivisht të lidhura me përqendrimin, vetëkontrollin dhe emocionet. Truri i meshkujve rezultoi më aktiv në zona që lidhen me shikimin dhe koordinimin e aktivitetit motorik.

Studiuesit mendojnë se pikërisht këto diferenca funksionale mund të jenë përgjigjja e pyetjes pse gratë janë më të predispozuara për t’u prekur nga disa probleme mendore si depresioni dhe Alzajmeri, ndërsa meshkujt nga probleme të sjelljes dhe mungesa e përqendrimit. / ANSA / Përgatiti: Gazmira Sokoli /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy