
Përmbytjet në Shkodër kanë krijuar një situatë rëndë duke lënë nën ujë qindra shtëpi rreth 5 mijë ha tokë. Të izoluara nga uji gjenden edhe shkollat në zonën e Nnëshkodrës. Forcat e Armatosura kanë punuar gjatë natës për forcimin e argjinaturës së lumit Bunë. Ndërkohë, ujërat kanë vërshuar edhe në disa lagje të qytetit të Shkodrës, ku ka pasur evakuim të banorëve.



