Djegia e mbetjeve, Dumani: Vlora në emergjencë mjedisore, impakt negativ në shëndetin e qytetarëve (VIDEO)

Djegia e mbetjeve, Dumani: Vlora në emergjencë mjedisore, impakt negativ në shëndetin e qytetarëve (VIDEO)

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e djeshme fushën e mbetjeve të qytetit të Vlorës, një situatë alarmante e cila e cila është mundur të vihet në kontroll vetëm paraditen e sotme. Për të disatën herë këtë vit merr flakë fusha e grumbullimit të mbeturinave në lagjen 24 maji në Vlorë, ku sipas policisë zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme. Lidhur me këtë ambientalisti Niko Dumani në një prononcim për MCN deklaroi se e gjithë kjo ka një impakt negativ në shëndetin e qytetarëve dhe vetë qytetit të Vlorës. Ai tha se Vlora gjeneron 48,500 ton mbetje në vit dhe se kjo situatë ka ardhur për shkak të dështimit të landfillit. “Është me një impakt direkt të mjedisit lidhur me ndotjen e ajrit, jo vetëm të kësaj zone por dhe Vlora ishte zhytur në një smog të tymrave nga mbetjet urbane. Është me impakt të fuqishëm në shëndet, për imazhin që krijon, për turistët duke lënë një përshtypje jo të mirë pasi është qytet bregdetar dhe turizmi detar është shumë i zhvilluar. Kemi një ndotje të fuqishme të banorëve që janë rreth e rrotull dhe nga djegia çlirohet gazi helmues me natyrë kancerogjene. Më e keqja është se ky zjarr është i organizuar dhe qëllimshëm. Jemi para një fakti që Vlora ka hartuar planin e grumbullimit të mbetjeve urbane që do bëhej në fshatin Sherisht, por ky landfill ka dështuar sepse aty ndodhet kontraktori Klodian Zoto dhe landifili ka kaluar në sekuestro dhe prandaj mbetjet urbane të Vlorës do grumbullohen sërish në ish fushën. Mbetjet kanë shkuar deri në një lartësi prej 10 metrash dhe Vlora gjeneron 48 500 tonë mbetje në vit. Vlora ndodhet para një emergjence mjedisore dhe pasojat janë për qytetarët dhe vetë Vlorën. I bëjë thirrje kryebashkiakut që të lëvizë të gjitha institucionet sepse kemi të bëjmë me një krim mjedisor dhe krim të personave që kryejnë vepra penale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy