Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin

Ukraina aktualisht nuk ka forca të mjaftueshme për të rimarrë Donbasin dhe Krimenë me mjete ushtarake, ndaj mbështetet në diplomaci, deklaroi Presidenti Zelensky.

Ky i fundit u shpreh në një intervistë për "Le Parisien" se: "Këto territore tani janë të kontrolluara nga rusët. Ne nuk kemi forcë për t'i ripushtuar. Mund të llogarisim vetëm në presionin diplomatik të komunitetit ndërkombëtar për të detyruar Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve".

Drupal Ad

"Edhe pas vitesh lufte kur menduam se rusët nuk mund të ishin më cinikë, ne po shohim më keq. Rusia jo vetëm dërgon trupa të Koresë së Veriut për të sulmuar pozicionet ukrainase, por gjithashtu përpiqet të fshehë humbjet duke djegur fytyrat e ushtarëve të vrarë koreano-veriorë", shtoi ai. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e shkroi këtë në X, duke postuar një video që tregon trupat e Koresë së Veriut të vrarë në front.

Forcat ruse po bombardojnë me dronë njerëz që përpiqen të arratisen nga zonat më të rrezikuara të rajonit ukrainas të Khersonit, shkruan në Telegram kreu i administratës ushtarake rajonale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy