Investimi në Sazan/ Caslli: Pavarësisht se kush e bën, është biznes në pasuri të patundshme që ngel në Shqipëri

Investimi në Sazan/ Caslli: Pavarësisht se kush e bën, është biznes në pasuri të patundshme që ngel në Shqipëri

Dhëndri i ish presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur interesin për të investuar në Shqipëri, gjë që ka sjellë mjaft diskutime në vend. Biznesmeni Jared Kushner deklaroi se projektet e tij përfshijnë ndërtimin e resorteve turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec të Vlorës.

Lidhur me këtë fakt dhe mënyrë se si do të investohet Maksim Caslli, CEO “American Capital” sqaroi për emision “Të paekspozuarit” në MCN tv, se si funksionon ky investim përmes fondit  në këto raste.

Ai tha se pavarësisht se kush e bën, ky është një biznes në pasuri të patundshme që ngel në Shqipëri dhe përfiton vendi.

Duke qenë se Kushner ka ekspertizë në realy estate, me ngritjen e këtij fondi bën ngritjen e këtyre parave në investime të ndryshme, dhe përfiton në menaxhimin e vet dhe pasi kthehet investimi te paletë treta, pra ata që kanë investuar, Kushner quhet partneri menaxhues, ndërsa ata që investojnë janë ata.

Kushneri ka si profesion menaxhimin e parave të të tjerëve, dhe herë pas here ngre fonde për investime të caktuar dhe të dy projekt në realy estate që bëhet në Beograd dhe Sazan.

Këtë projekt e shoh të drejtë, sepse faktikisht ne kemi një aset një tokë dhe arrihet të investohet 1 miliard dollar aty, të paktën sipas asaj që doli në media.

Duke qenë se është një biznes në pasuri të patundshme, ai investim do ngel në Shqipëri, pavarësisht se kush e bën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy