Dëbora vështirëson qarkullimin, mbyllen disa shkolla

Dëbora vështirëson qarkullimin, mbyllen disa shkolla

Dëbora e mbrëmjes së të martës ka shkaktuar vështirësi në disa qytete të vendit.

Gjirokastra, Korça, Elbasani, Dibra, Shkodra etj. janë zbardhur nga bora në orët e mbrëmjes.

Në Gjirokastër, trashësia e borës arrin në rreth 15 cm.  Kjo e ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve në qytet. Situata e rrugëve paraqitet e vështirë në të gjithë qarkun, rrugët nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore.

Në Gjirokastër, Pukë dhe Fushë-Arrëz është pezulluar mësimi për ditën e sotme në të gjitha shkollat.

Probleme ka edhe në Korçë. Në aksin Korçë-Pogradec qarkullohet me vështirësi.

Ndërsa në Shkodër, rrugët janë të kalueshme, me përjashtim të rrugës nga Ura e Bardhajve drejt fshatit Postribë, si dhe nga Pulti në drejtim të Mesit, për të cilat po punohet me fadroma.

Në disa zona si Pulti dhe Shoshi, trashësia e borës arrin deri në 30 cm. Për këtë arsye nuk zhvillohet mësim në shkollat e fshatrave Rragam, Sheldi dhe fshatrat e Njësisë Administrative Shosh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy