"Zjarret", Tsipras shpall 3 ditë zie kombëtare: Tani është koha e mobilizimit dhe luftës për të mundur zjarret

"Zjarret", Tsipras shpall 3 ditë zie kombëtare: Tani është koha e mobilizimit dhe luftës për të mundur zjarret

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka reaguar për herë të parë pas zjarreve vdekjeprurëse që përfshin një nga zonat periferike të kryeqytetit helen. Përmes një mesazhi televiziv drejtuar popullit, kreu i qeverisë greke deklaroi vendimin për shpalljen e 3 ditë zie kombëtare.

"Nuk do lëmë asnjë pa ndihmën e shtetit", pohoi kryeministri duke shtuar se ‘’Të bashkuar dhe me besim do të qëndrojmë sërish në këmbë’’. Gjatë fjalës së tij kryeministri grek theksoi se asgjë dhe askush nuk do të harroet, por s'do të ngelet gjë pa u zbuluar dhe pa marrë përgjigjene e merituar.

‘’Në momente të tilla nuk ka asnjë diferencë. Do ti vij dhe atyre ora, kur do të bisedojmë me respect ndaj viktimave", ta ai më tej.

Tsipras tha se Greqia po kalon momente të vështira por se askush nga te prekurit nuk do te harrohet dhe nuk do te mbetet pa ndihmën e shteti.

"Nuk ka fjalë për të përshkruar ndjenjat tona në keto momente. Vendi po perjeton një tragjedi të padegjuar me pare. Kemi humbur dhjetëra jetë njerëzish. Sot Greqia është duke mbajtur zi në nder te atyre që kane vdekur, e ne shpallim zi kombëtare për tre ditë. Nuk duhet ta lejojme zinë te na mposhte, sepse këto orë janë orë beteje, bashkimi, guximi dhe mbi të gjitha solidariteti. Sepse vetëm kështu, së bashku, mund të qëndrojmë kundër tragjedisë. Greqia po kalon një provë të madhe. Tani është koha e mobilizimit dhe luftës. Lufta për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet. Lufta për të mundur zjarrin. Gara për të gjetur persona të zhdukur”, tha Tsipras.

Kryeministri grek përfundoi fjalën e tij duke shprehur respektet dhe falenderimet ndaj zjarrëfikësve, burrave dhe garve të forcave speciale, forcat detare, policinë të cilët shpëtuan qindra jetë ashtu si dhe gjithë atyre që si vullnetarë u bashkuan për tia rdhur në ndihmë të gjithë personave që kishin nevojë për ndihmë.

Tsipras gjithashtu falendroj dhe liderët e huaj që shprehën solidaritetin dhe ofruan ndihmën e tyre për zjarret.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy