Teherani: Bota ka nevojë për më shumë naftë iraniane

Teherani: Bota ka nevojë për më shumë naftë iraniane

Ministri i Naftës i Iranit, Javad Ouji, deklaroi të hënën se bota ka nevojë për më shumë naftë iraniane dhe se Teherani është i gatshëm të ndihmojë në furnizimin e “arit të zi” paanësi politike, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve SHANA.

Në një deklaratë të lëshuar pas takimit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatëve të saj (OPEC+), gjatë së cilës u vendos një reduktim i vogël i prodhimit të naftës (prej 100.000 fuçi në ditë, duke filluar nga tetori), ministri iranian deklaroi se kushtet aktuale të tregut kanë nevojë për “konsiderim të kujdesshëm” dhe se bashkëpunimi brenda aleancës së naftës është në dobi të konsumatorëve në mbarë botën.

Ne gjithmonë e kemi thënë se jemi të gatshëm të kontribuojmë nga ana jonë në furnizimin me naftë dhe derivatet e saj në mënyrë që të forcojmë sigurinë energjetike në botë duke shmangur shfrytëzimin politik të energjisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy