Covid, Kina njofton 60 mijë vdekje në një muaj

Covid, Kina njofton 60 mijë vdekje në një muaj

Autoritetet shëndetësore të Kinës njoftojnë se janë regjistruar rreth 60 mijë vdekje në spitale të lidhura me Covid-19 mes periudhës së 8 dhjetorit dhe 12 janarit, në njoftimin e parë që nga braktisja e politikës “zero-Covid”.

Një shifër e tillë nuk përfshin vdekjet jashtë strukturave spitalore.

Në total u regjistruan 59.938 vdekje midis 8 dhjetorit dhe 12 janarit, u tha zyrtarisht nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Kinës, 5503 vdekje u regjistruan si pasojë e problemeve me frymëmarrjen të shkaktuar nga infektimi me koronavirus.

Gjithashtu, u regjistruan 54.435 vdekje të personave që janë diagnostikuar pozitivë me koronavirus, por kanë vuajtur edhe nga sëmundje të tjera, si kanceri apo sëmundjet kardiovaskulare.

Mosha mesatare e atyre që vdiqën ishte 80.3 vjeç dhe 90% e atyre që vdiqën ishin 65 vjeç e lart.

Kina është kritikuar për mungesë transparence në lidhje me të dhënat që publikon për pandeminë. Shumë vende kanë vendosur kufizime për udhëtarët nga Kina, duke i bërë thirrje Pekinit që të ndajë më shumë të dhëna me pjesën tjetër të botës.

Shpërthimi i valës së re të koronavirusit në Kinë pritet të zgjasë dy deri në tre muaj. Epidemiologët kinezë parashikojnë gjithashtu shumë raste infektimesh në zonën rurale të Kinës, ku sistemi shëndetësor është kryesisht i papërgatitur për një valë të re të koronavirusit.

Infeksionet pritet të rriten në zonat rurale pasi qindra miliona njerëz udhëtojnë në qytetet e tyre për festën e Vitit të Ri Hënor, i cili zyrtarisht fillon më 21 janar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy