Si kaloi nga porti i Durrësit kamioni me 2.3 tonë drogë dhe kujt i përket

Si kaloi nga porti i Durrësit kamioni me 2.3 tonë drogë dhe kujt i përket

Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me kamionin që u kap me 2.3 tonë kanabis në Ankona të Italisë.

Kamioni ka kaluar nga Porti i Durrësit dhe kishte destinacion pjesën veriore të Italisë raporton panorama.

Në dokumente figuron se është në pronësi të kompanisë ISLA në Vaqarr që merret me tregtim të gipseve.

Kamioni rezulton se është zhdoganuar në Tiranë sipas të gjitha procedurave dhe është plumbosur në kryeqytet.

Duke qënë se dokumentacionet kanë rezultuar pa risk, ai nuk i është nënshtruar skanerit në Portin e Durrësit.

Kontrolli i është bërë në pjesën e jashtme të rimorkios dhe në pjesën e poshtme.

Dhe ligjërisht, Policia Kufitare thotë se e kanë kryer kontrollin për aq sa ua lejon ligji. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy