Raporti i PNUD-it: Gratë dhunohen edhe në politikë, jo vetëm në familje

Raporti i PNUD-it: Gratë dhunohen edhe në politikë, jo vetëm në familje

Gratë nuk dhunohen vetëm në familje, por edhe në politikë. Ky ishte thelbi i gjetjeve të raportit të PNUD-it pas studimit: Dhuna ndaj grave në politikë, që u prezantua në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë

Studimi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri shqyrtoi dhunën ndaj grave në politikë dhe paraqet një sërë sugjerimesh për mënyrën sesi duhet trajtuar ky fenomen.

Studimi nxjerr në pah se gratë në politikë përjetojnë forma të ndryshme të dhunës si përçmim, gjuhë ofenduese apo fyerje, kërcënime, akuza të rreme në media, ngacmime seksuale, apo refuzim të aksesit në financat e partisë.

Jo në pak raste sipas studimit gratë janë hequr nga listat e kandidatëve të partisë për zgjedhje, janë shkarkuar apo kërcënuar për shkarkim apo kanë rënë pre e thashethemeve të natyrës seksuale. Studimi tregon se gratë të cilat synojnë të ecin përpara  në karrierën e tyre politike hasin gjithmonë pengesa nga drejtuesit e partisë.

Studimi u mbështet në 20 intervista me gra poltikane qe kishin pranuar të flisnin. Raporti thekson nevojën e përmirësimit të kuadrit ligjor, i cili duhet të mundësojë parandalimin dhe mbrojtjen efektive të grave dhe vajzave nga të gjitha format e dhunës me bazë gjinore.

Secila prej nesh e ka provuar se sa më shumë të ngjitesh aq më shumë do të shenjtërojnë, aq më shumë do të sulmojnë dhe do te na fyejnë”, shprehet Lindita Nikolla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy