Prokuroria i kërkon ndihmë EUROPOL-it, dërgon shenjat e gishtave për katër deputetë /EMRAT

Prokuroria i kërkon ndihmë EUROPOL-it, dërgon shenjat e gishtave për katër deputetë /EMRAT

Prokuroria vijon hetimet në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.

Ndërkohë që ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vladimir Kosta, pasi nuk ka deklaruar një dënim të vitit 200 për armëmbajtje pa leje, Prokuroria ka vijuar edhe tej procesin.

Kështu, në zbatim të dekriminalizimit, Prokuroria i ka dërguar Europolit shenjat e gishtave të ka deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për verifikim.

Bëhet fjalë për deputetin socialist Artan Gaçi, deputetët e PDIU Aqif Rakipi dhe Omer Mamo, si dhe deputetin e pavarur Mhill Fufi, shkruan Balkanweb.

Pas verifikimit të shenjave të gishtave, priten nga Europoli dhe Interpoli përgjigjet për këta 4 deputetë. Procesi më pas do të vijojë me verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy