
Gjatë natës së lënë pas, policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit e “Shqipëria Bëhet” të cilët prej afro një muaji, vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë.
Gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e tyre dhe çmontimin e çadrës së ngritur, mësohet se ka mbetur i dëmtuar dhe ka përfunduar në spital, drejtuesi i lëvizjes, Adriatik Lapaj.
Në një lidhje me studion e MCN Live, Lapaj tregoi se kishin qenë 50-60 policë që kishin ndërhyrë dhe kishin tërhequr plastmasën gjë që ka shkaktuar dhe rënien e bombolave të gazit prej të cilave u plagos dhe ai vetë.
Lapaj mohoi që ai apo ndonjë nga aktivistët e Shqipëria bëhet të kenë dëmtuar ndonjë efektiv. Po ashtu kreu i Lëvizjes Bashka bëri me dije se ai do të rikthehet po sot para Kryeministrisë dhe se qendra e tij do të vazhdojë.
50-60 policë, rreth orës 00: 30 erdhën dhe tërhoqën plastmasën që ishim mbuluar. Ajo shkaktoi tërheqjen e impianteve të gazit me të cilat po mbroheshin. Ranë njëra pas tjetrës, njëra prej tyre më goditi mua dhe më pas u thirr ambulanca.
Këmbën policit ia kanë thyer kolegët e tij, kjo është e provuar. Ja kanë thyer kur kanë hequr çadrën e parë. Janë aq të papërgjegjshëm dhe të pakualifikuar sa në një vend ku kishte bombola i tërhiqnin si kafshë prehistorike, mund të dëmtonin dhe veten. Nëse është thyer, duket dhe nga pamjet, e kanë dëmtuar kolegët e tij.
Nuk ka nevojë të merret leje për të protestuar. Ligji për tubimet parashikon vetëm njoftim. E drejta për të shprehur mendimin është e drejtë kushtetuese, unë e shpreh para një godine që mbahet me taksat e mia. Ky është vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Sërish sot do kthehet atje ku kam qenë dhe do të vazhdoj. Nuk e di kur do të kthehem, tani apo më pas. Duhet të shkoj në shtëpi, të kthehem dhe të bëhem gati.
Nuk kam shkelur asnjë ligj, kam dalë të protestoj. Është protesta më model e mbajtur ndonjëherë, pa cenuar asnjë qytetar. Edhe në trotuarin kur rrimë nga 8 metra që është kemi zënë vetëm 3 metra. Asnjë njeri nuk është penguar të kalojë. Nuk kemi bllokuar asnjë rrugë të republikës. Kemi zënë një pjesë territorit për të protestuar në mënyrë paqësore. Nuk kemi thyer një lule aty. Për t’u ngrohur dhe për t’u ruajtur nga shiu do mbulohemi me plastmasë. Këta kanë bllokuar bulevardin me çadër të madhe, ky që është kryeministër sot. Nuk di të kemi dhunuar asnjë polic. Kur më shqyen mua, unë do të mbrohen. Protesta jonë është model dhe do të vazhdojë e tillë. Ne e mundim me qëndresë dhe bashkim të madh, jo me fuqi.
Sot kam marrë kallëzimin e 3-të penal në 4 javë. Ajo që i ka shqetësuar është shtimi i numrave. Dje numri ka qenë i dyfishuar me protestën e parë të madhe. Janë numra qytetarësh, aty kanë ardhur njerëz të lirë.
Sa të kem fuqi atje do rri, është protestë që unë e besoj.



