Progres-raporti i KE/ Varhelyi: Shqipëria dhe MV i kanë përmbushur kushtet, mos hapja e negociatave na dëmton (VIDEO)

Progres-raporti i KE/ Varhelyi: Shqipëria dhe MV i kanë përmbushur kushtet, mos hapja e negociatave na dëmton (VIDEO)

Komisioni Evropian prezantoi sot Raportet e Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Paketa e zgjerimit u prezantua nga Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi.

Ky i fundit theksoi faktin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pavarësisht përgjigjes negative për mos hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, i kanë plotësuar kushtet e vendosura. Ai tha se mos hapja e negociatave, përkthehet si dëmtim për BE-në.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet, mos hapja e negociatave na dëmton.

Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në reforma në gjyqsor dhe luftën kundër krimit, janë arritur rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimi.  Maqedonia ka bërë progres në reformat e vendosura nga BE, ka qenë e vendosur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit,kjo luftë duhet të vijojë", tha Varhelyi.

Në fjalën e tij, Varhelyi ka thënë po ashtu se Shqipëria ka bërë progres, dhe se konferencat e para ndërqeveritare me të dy vendet duhet të mbahen sa më shpejt. 

“Vonesat në nisjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë një ndikim negativ në besueshmërinë e BE -së. Çështjet dypalëshe në pritje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen si çështje prioritare. Është thelbësore që Shtetet Anëtare të BE-së të përfundojnë diskutimet mbi Kornizat Negociuese pa vonesa të mëtejshme dhe që konferencat e para ndërqeveritare me të dy vendet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur dhe para fundit të këtij viti,”  ka thënë ai ndër të tjera.

Në raportin e KE-së, të publikuar paraprakisht, Shqipëria ka shënuar përparim të mirë në fushën gjyqësore teksa ka vazhduar zbatimin e reformës në drejtësi.

Ajo çfarë vlerëson KE-ja është arritja e e emërimit të tre gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Sa i përket procesit të vetting-ut, në raport theksohej se 62% e rasteve që u janë nënshtruar kanë rezultuar ose në shkarkim apo largim nga puna.

Gjithashtu KE-ja thotë se Shqipëria ka shënuar rezultate të mira në forcimin dhe përparimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Megjithatë, KE-ja ka kritika sa i përket sulmeve verbale, fushatave të shpifjes dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.

Nga ana tjetër KE-ja po ka vënë në pah se numri i azilkërkuesve në Bashkimin Evropian nga Shqipëria ka rënë në 66% në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019, përkatësisht nga 20 mijë e 415 në 6 mijë e 935 azilkërkues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy