Koxhaj: Tërmeti në një zonë me raste të ngjashme, magnituda është brenda kornizës sizmike (VIDEO)

Koxhaj: Tërmeti në një zonë me raste të ngjashme, magnituda është brenda kornizës sizmike (VIDEO)

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pasditen e të martës 4.1 ballë me epiqendër në Shezan të Elbasanit. Lidhur me këtë, sizmiologu Daniano Koxhaj në një lidhje skype në MCN Live deklaroi se hyn te kategoria e tërmeteve të moderuar.

Ai tha se zona në të cilën ka ndodhur goditja e tërmetit është një zonë historikisht aktive dhe se magnituda e tërmetit është brenda kornizës sizmike.

Sipas tij, vendi ynë është afër kontaktit të pllakave aziatike dhe si rrjedhojë është një vend që vazhdimisht ndikohet nga to, pavarësisht se ardhmja asnjëherë nuk parashikohet.

Vendi ynë hyn te kategoria e tërmeteve të moderuar, që ndjehen por nuk shkaktojnë dëme. Tërmeti kishte një magnitudë 4.1 ballë. Zona në të cilën ka ndodhur goditja e tërmetit është një zonë historikisht aktive. Janë normale për atë zonë sepse është një zonë historikisht aktive. Tërmeti është ndjerë dhe në Tiranë dhe kjo normalisht që pritej sepse është një distancë e afërt.

Ajo që mund të lidhet është fakti se tërmeti që ka ndodhur në Turqi duke qenë një tërmet i madh dhe kontakti i pllakave ka pasur një zhvendosje të madhe dhe si rrjedhojë kjo energji e madhe e çliruar në atë zonë ka një efekt dhe në vendin tonë duke pasur parasysh se territori jonë pothuajse në të gjithë zonën e tij veçanërisht jugu ka pasur historikisht tërmete me këtë magnitudë 4. Është një aktivitet i shtuar sizmik por brenda kornizës së aktivitetit normal.

I pyetur nëse duhet të kemi frikë nga këto që kanë ndodhur, Koxhaj tha se vendi ynë është një vend aktiv dhe është afër kontaktit të pllakave aziatike dhe si rrjedhojë ‘është një vend që vazhdimisht ndikohet nga ndikimet e këtyre pllakave por nuk mund të gjykohet asnjëherë, këto tërmete janë normale, ndërsa e ardhmja nuk parashikohet’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy