
Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një humbje jete nga Covid-19, të një 79-vjeçari nga Durrësi, teksa kanë rezultuar pozitiv 139 persona.
Pozitivë kanë rezultuar 41 raste në Tiranë, 21 në Shkodër, 13 në Vlorë, shtatë në Elbasan, pesë në Kavajë, Lushnje, katër në Durrës, Kukës, Vau i Dejës, Gramsh, tre në Fier, Mat, Sarandë, Malësi e Madhe, Patos, dy në Korçë, Lezhë, Kamëz, një në Krujë, Kurbin, Has, Berat, Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Dimal, Himarë dhe Peqin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 29 pacientë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 395 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kanë humbur jetën 2 mijë e 459 qytetarë. Janë kryer 926 mijë e 332 testime totale dhe 4 mijë e 232 testime ditore.
Aktualisht janë 876 raste aktive me Covid-19 në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i’u ka bёrё apel qytetarëve pёr t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit qё po ofrojnё shёrbimin kudo në vend.



