Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit sot

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit sot

Sot reshjet e shiut do të jenë prezente prej orëve të para të mëngjesit dhe pritet të vazhdojnë gjatë gjithë ditës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet do të jenë me intensitet mesatar, dhe në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë ditës.

Në intervale të shkurtra kohore pjesërisht në veri dhe në jugperëndim parashikohen reshje me intensitet deri të lartë në formën e stuhive.

Reshjet e dëborës do të rikthehen, në Alpe dhe relievet malore veri-verilindje-juglindje të vendit në lartësitë mbi 600-700metër me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina do të jenë prezente në momentin e reshjeve të shiut, gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes po ashtu ngrica përgjatë akseve rrugore, pasi tashmë të dielën do të kemi dhe rënie të ndjeshme temperaturash ku vlerat minimale pritet të regjistrohen -6°C në zonat malore.

Vlen për tu theksuar si problematik elementi i erës gjatë ditës së diel, ku pritet të intensifikohet me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 4-16m/sek, ndërsa në lugina dhe sidomos bregdetin verior do të arrijë 15-25m/sek. Valëzimi në dete gjithashtu do të jetë i lartë i forcës 4-5ballë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy