Rama në komunikim online: S'ka për të pasur ulje pagash e pensionesh! Do të zgjerohet harta e zonës së gjelbër

Rama në komunikim online: S'ka për të pasur ulje pagash e pensionesh! Do të zgjerohet harta e zonës së gjelbër

Kryeministri Edi Rama përmes një komunikimi me qytetarët tha sot se e gjitë bota është prekur nga kjo situatë, por në vendin tonë paraqitet jo e rënduar.

Ai bëri një përmbledhje të situatës aktuale dhe vendimeve të qeverisë, ndërsa tha se mes gjithë kësaj sitaute, e cila konsiderohet e përballuar mirë, ka pasur edhe problematika.

"Lajmi i mirë është që nuk kemi asnjë pacient në respirator. Ministrja Shahini foli përsa i përket shkollave. Kemi arritur që në 18 maj të rinisim shkollat vetëm për maturantët. Besoj ishte zgjidhja më optimale për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve. Sot kemi shumë të rikthyer në punë. Shumë nga ata që kanë marrë pagën e luftës. Po vazhdojmë të rimbursojmë pagesat e paketës së zgjeruar. Kemi një problematikë për 2000-3000 persona, të cilët kanë gabuar me IBAN-in. I është kërkuar bankave të kthejnë emrat që nuk janë të dedektueshëm me kodet. Do të kontaktohen personat përkatës dhe do tu thuhet se kanë gabuar dhe duhet të japin IBAN-in e duhur", tha Rama.

Rama poashtu e tha hapur se nuk do të ketë ulje pensionesh apo pagash.

Propozimi i Ilir Beqajt sipas Ramës ishte vetëm një ide, e cila nuk do të zbatohet. Rama tha se nëse do të preken pagat dhe pensionet, do të preken vetëm për t'u rritur jo për t'u ulur.

"Nuk ka ulje pensionesh, nuk ka ulje rrogash. Nuk ka nuk ka. Se dikush ka ide, nuk do të thotë se do bëhet realitet. Të gjithë mund të thonë ide të caktuara, por përsa i përket qendrimit zyrtar asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të kletë prekje të pensioneve apo të pagave. Nëse do të preken do të preken për t'u rritur jo për t'u ulur. Pikë", tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se po shikohet mundësia e rihapjes së berberëve, floktoreve dhe dentistëve, por me protokoll sigurie, ndërsa nuk dha datë se kur.

"Duke qenë se ka shumë që duan të shkojnë në Greqi u kujtoj se faktikisht nuk lejohet lëvizja nga prefektura në prefekturë. Kur flasim për kufij, hap kufijtë se na mbyte, se na vrave, dakord unë jam i tilli apo atilli mbase, por a shikoni se çfarë ndodh?

Do të hapemi me shumë kujdes dhe deri në, pas kësaj jave, dhe javës në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë me ekspertët dhe komitetin lidhur me procesin e hapjes së korridoreve ajrore. Në tërësi do të vijojmë me këtë regjim për korridoret ajrore. Lehtësimi do të vijë në proces. Mbeten në proces për t'u studiuar dhe për t'u lehtësuar, disa biznese, floktoret, berberët, dentistët.

Janë të rrezikshme, sepse mjafton që një nga klientët të infektojë berberin, parukerin apo dentistin të gjithë marrin infeksionet. Por me protokollet do të lehtësojmë edhe këtë aktivitetet dhe pastaj mbetemi te qendrat tregtare më parë dhe më pas restorantet dhe baret. Pas datës 4 maj nuk ka diskutim deri në 11 maj kur do të kemi një rivizitim të të gjithë situatës. Do të shikojmë edhe efektin e hapjes së zonave të gjelbra që do të zgjerohen" tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy