Kryepeshkopi i Kievit nxjerr numrin e fëmijëve të vdekur dhe të zhdukur

Kryepeshkopi i Kievit nxjerr numrin e fëmijëve të vdekur dhe të zhdukur

Fëmijët vuajnë më shumë. Sipas raporteve të autoriteteve shtetërore ukrainase, deri më 16 janar të këtij viti zyrtarisht 336 fëmijë konsiderohen të zhdukur dhe 455 fëmijë kanë vdekur.

Këto janë vetëm raste të dokumentuara. 897 janë plagosur.

Shifra të tilla publikohen nga kryepeshkopi i madh i Kievit, Sviatoslav Shevchuk, i cili përditëson të dhënat për viktimat e mitura dhe fëmijët e zhdukur për shkak të luftës së nisur në Ukrainë në 24 shkurt të vitit që lamë pas.

Ka një ndjenjë të përgjithshme të përshkallëzimit të kësaj lufte. Sulmet ruse po intensifikohen jo vetëm në vijën e frontit, por edhe në qytetet dhe fshatrat tona paqësore.

Rajonet tona të Donbass, Luhansk dhe Donetsk janë në flakë. Beteja të rënda po zhvillohen rreth qyteteve tashmë legjendare të Avdiivka, Bakhmut dhe Soledar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy